Nga Dubai, Fero: Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem

Mediale Vip

Nga Dubai, Fero: Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 19:25
Fero

Fero ka ndarë me ndjekësit një mesazh me përmbajtje fetare, duke treguar edhe një herë rëndësinë që feja ka për të.

Përmes një postimi në InstaStory, reperi ka shkruar: “Zemra ime ndihet e qetë sa herë që lutem”.

Aktualisht, Fero ndodhet në Dubai, ku dyshohet se ka udhëtuar për të takuar vajzën e tij, e cila prej vitesh jeton me nënën e saj, modelen Arbenita Ismajli.

Raporti mes Feros dhe Arbenitës ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut.

Dyshja kanë pasur përplasje të shumta ndër vite, gjersa në disa raste kanë bërë edhe akuza publike ndaj njëri-tjetrit.

Fero para pak vitesh bëri një shkëputje nga muzika, duke iu përkushtuar më shumë fesë islame.

Megjithatë, më vonë u rikthye në skenën muzikore dhe vazhdon të publikojë këngë të reja, duke ruajtur stilin e tij muzikor.

Sa i përket anës private, ka qenë më i rezervuar në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat