Ceremonia e 2026 Primetime Emmy Awards u mbyll me disa fitues të mëdhenj në kategoritë kryesore televizive.
“The Pitt” fitoi për të dytin vit radhazi çmimin për serialin më të mirë dramatik, ndërsa “Widow’s Bay” u shpall seriali më i mirë komedi.
Në kategorinë e dramës, Noah Wyle fitoi çmimin për aktorin më të mirë për “The Pitt”, ndonëse Rhea Seehorn u shpall aktorja më e mirë për “Pluribus”.
Allison Janney (“The Diplomat”) dhe Tom Pelphrey (“Task”) triumfuan në kategoritë e aktorëve dytësorë.
Në kategorinë e komedisë, “Widow’s Bay” ishte një nga fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes.
Matthew Rhys fitoi si aktori më i mirë, gjersa Jean Smart mori për të pestin vit radhazi çmimin për aktoren më të mirë në komedi për “Hacks”.
Për serialet e kufizuara, çmimi kryesor shkoi për “DTF St. Louis”.Sally Field u shpall aktorja më e mirë për “Remarkably Bright Creatures”, e Matthew Rhys fitoi edhe një tjetër Emmy si aktori më i mirë në një serial të kufizuar për “The Beast in Me”.
Lista e fituesve kryesorë:
Seriali më i mirë dramatik: “The Pitt”
Aktorja më e mirë në dramë: Rhea Seehorn - “Pluribus”
Aktori më i mirë në dramë: Noah Wyle - “The Pitt”
Aktorja më e mirë dytësore në dramë: Allison Janney - “The Diplomat”
Aktori më i mirë dytësor në dramë: Tom Pelphrey - “Task”
Seriali më i mirë komedi: “Widow’s Bay”
Aktorja më e mirë në komedi: Jean Smart - “Hacks”
Aktori më i mirë në komedi: Matthew Rhys - “Widow’s Bay”
Seriali më i mirë i kufizuar: “DTF St. Louis”
Aktorja më e mirë në serial të kufizuar/film televiziv: Sally Field - “Remarkably Bright Creatures”
Aktori më i mirë në serial të kufizuar/film televiziv: Matthew Rhys - “The Beast in Me”
Programi më i mirë argëtues: “The Late Show With Stephen Colbert”
Programi më i mirë reality shou: “The Traitors”
Moderatori më i mirë i një reality show: Alan Cumming - “The Traitors”
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte suksesi i Matthew Rhys, i cili u bë aktori i parë që fitoi dy çmime Emmy për role kryesore brenda të njëjtit sezon.