Cagatay Ulusoy rikthehet si Esref, zbulohet kur nisin xhirimet

Mediale Vip

Cagatay Ulusoy rikthehet si Esref, zbulohet kur nisin xhirimet

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 11:37
Cagatay Ulusoy

Fansat e “Esref Ruya” kanë një arsye të fortë për t’iu rikthyer historisë së personazhit që bëri bujë.

Cagatay Ulusoy do të rikthehet në rolin e Esrefit, këtë herë në projektin e ri digjital “Esref Tek”, për të cilin tashmë është zbuluar edhe data e nisjes së xhirimeve.

Sipas gazetares së njohur turke Birsen Altuntas, xhirimet pritet të nisin më 1 nëntor, ndërsa projekti është planifikuar të ketë tetë episode.

Por Cagatay nuk do të jetë i vetmi emër i njohur që rikthehet nga “Esref Ruya”.

Në kast është konfirmuar edhe Gorkem Sevindik, i cili do të rikthehet si Kadir. Historia e re do të kthehet pas në kohë, duke vendosur në fokus të kaluarën e Esrefit dhe raportin e tij me Kadirin në botën e krimit.

Skenari do të shkruhet nga Ethem Ozisik, ndërsa regjinë do ta mbajë sërish Uluc Bayraktar.

Për momentin vazhdojnë takimet për aktorët e tjerë që do t’i bashkohen kastit, ndërsa data e publikimit të “Esref Tek” ende nuk është bërë e ditur.

Një gjë tashmë është e sigurt: historia e Esrefit nuk ka përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat