Reperi i njohur gjilanas, Blleki, nuk po ndalet këtë vit. Artisti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Kitty Cat”.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip dhe, që në orët e para pas publikimit, ka nisur të marrë vëmendjen e publikut, duke u komentuar dhe dëgjuar gjerësisht.
Për “Kitty Cat”, Blleki është kujdesur vetë për beat-in dhe tekstin, ndërsa kënga është punuar në Flow Music. Videoklipi, ndërkaq, është realizuar nga Dardani.
Me stilin e tij karakteristik, reperi vazhdon t’i qëndrojë besnik identitetit të tij muzikor, ndërsa projektet e njëpasnjëshme që ka sjellë gjatë këtij viti po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.
Por, duket se ky është vetëm fillimi. Mësojmë se Blleki ka përgatitur edhe një album të plotë, i cili pritet të publikohet më 10 tetor. Kureshtja dhe pritshmëritë për projektin e ri tashmë janë të mëdha.
Deri në publikimin e albumit, publiku mund të shijojë “Kitty Cat”, projektin më të ri muzikor të Bllekit.