​Ronaldo dhe Georgina blejnë dy vila luksoze në një ishull

Mediale Vip

​Ronaldo dhe Georgina blejnë dy vila luksoze në një ishull

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 14:53
​Ronaldo dhe Georgina

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, kanë zgjeruar koleksionin e pronave luksoze.

Ata kanë blerë së fundmi dy vila në një ishull ekskluziv në Detin e Kuq.

Pronat janë pjesë e kompleksit "Nujuma, Ritz-Carlton Reserve" në Arabinë Saudite, ku çifti mund të shijojë një privatësi pothuajse totale, larg syve kureshtarë.

Ishulli ndodhet rreth 26 kilometra larg kontinentit dhe qasja është e mundur vetëm përmes varkës me qira ose hidroplanit.

Vilat ndodhen në një nga komplekseve turistike më ekskluzive të Arabisë Saudite, të rrethuara nga plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të pastra kristal.

Vlera e pronave të reja të Ronaldos i kalon tetë milionë euro, megjithëse zhvilluesi nuk e ka bërë publik zyrtarisht çmimin e saktë të blerjes.

"Nujuma" është pjesë e projektit të madh turistik "The Red Sea" (Deti i Kuq), përmes të cilit Arabia Saudite synon të tërheqë vizitorë që kërkojnë pushime luksoze në një mjedis natyror.

Kompleksi ndodhet në një ishull të rrethuar nga shkëmbinj koralë dhe ujëra në ngjyrë bruz, ndërsa izolimi dhe pozicioni i veçuar përbëjnë një nga avantazhet e tij kryesore.

Ndryshe nga resortet tipike luksoze, këtu theksi vihet te privatësia, numri i kufizuar i mysafirëve dhe ndërveprimi i plotë me natyrën.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti portugez ka investuar në shtëpi luksoze në disa vende, përfshirë Portugalinë, Spanjën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat