Aktori i Hollivudit, Hugh Jackman, është i bindur se praktika e meditimit ia ka ndryshuar jetën; ai kujdeset të zgjohet dy orë më herët në mënyrë që ta përfshijë gjithmonë atë në rutinën e tij ditore.
Ylli i filmit "Wolverine" ka treguar se filloi të praktikonte Meditimin Transcendental kur ishte në fillim të të njëzetave dhe kjo "ndryshoi gjithçka" për të.
Edhe pas 30 vjetësh, ai vazhdon ta përshtatë rutinën e mëngjesit duke u zgjuar madje në orën 4 të mëngjesit, vetëm për t'u siguruar që gjen kohë për këtë praktikë qetësuese.
"Nëse zgjohem shumë herët, nuk meditoj menjëherë sapo ngrihem. Por unë praktikoj meditim prej 30 vjetësh”, tha ai për revistën Variety.
"Ndonjëherë pres dhe e bëj në kohën e drekës, por e kam nxjerrë mësimin tim. Pavarësisht se kur më duhet të jem në xhirime, unë zgjohem pak më herët dhe i kryej të gjitha... Është më mirë. Dua të them, nuk ka shumë ndryshim midis zgjimit në orën katër të mëngjesit dhe zgjimit në orën gjashtë. Në fund të fundit është e njëjta gjë".
Hugh vazhdoi duke treguar se si filloi të meditonte, duke i thënë botimit: "Fillimisht e mësova meditimin përmes 'Shkollës së Filozofisë Praktike' (School of Practical Philosophy), me të cilën më njohu një mik kur po merresha me aktrim. E dini si është kur jeni mes njerëzve dhe ndjeni se ata kanë diçka të veçantë, por nuk arrini ta përcaktoni saktësisht se çfarë është? ...
"Ai quhej Warwick. I thashë: 'Warwick, ke diçka të veçantë. Nuk e di çfarë është, por ndjej se e dua atë gjë, çfarëdo qoftë ajo.'
"Dhe ai më tha: 'Oh, kam filluar të meditoj.' Unë reagova: 'Çfarë? Çfarë është ajo?'" Dhe ai thotë: "Është meditimi transcendental" – dhe kjo ndryshoi gjithçka. Dhe vërtet e ndryshoi.
"Isha 22 apo 23 vjeç dhe vërtet ndryshoi gjithçka."