Harry Styles rrëfen periudhën kur kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të famës

Mediale Vip

Harry Styles rrëfen periudhën kur kishte frikë të dilte nga shtëpia për shkak të famës

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 19:06
Harry Styles

Harry Styles ka rrëfyer se një nga ish-partneret e tij e ndihmoi të kapërcente frikën për të dalë në publik, në një periudhë kur fama e bënte të ndihej më i sigurt brenda hotelit apo shtëpisë sesa në rrugë.

Në një intervistë për revistën Rolling Stone, këngëtari tregoi se si kjo përvojë ia ndryshoi mënyrën e të jetuarit.

32-vjeçari kujtoi se, në fillimet e karrierës me One Direction, kalonte shumë kohë i mbyllur në hotele dhe shpesh mendonte se nuk ishte e sigurt të dilte jashtë, shkruan DailyMail.

Gjithçka ndryshoi kur një e dashur, të cilën e përshkroi si shumë të shoqërueshme, erdhi për ta vizituar në Londër.

Styles nuk dëshironte të qëndronte tri ditë rresht në shtëpi, ndaj filluan të shëtisnin kudo. Kjo e ndihmoi të kuptonte se mund të dilte dhe të shijonte jetën jashtë, pa u ndier vazhdimisht i kërcënuar nga fama.

Ai tha se kjo përvojë e ndryshoi në mënyrë të rëndësishme dhe e ndihmoi të ruante lidhjen me botën përreth.

Këngëtari nuk e përmendi me emër ish-partneren, por mediat kanë spekuluar se mund t’i jetë referuar Taylor Swift, me të cilën ishte në lidhje në vitin 2012. Ndërkohë, Styles është i fejuar me aktoren Zoë Kravitz, me të cilën u pa për herë të parë publikisht duke u mbajtur për dore në gusht të vitit 2025.

Në një tjetër intervistë, Styles ka folur edhe për periudhën kur u tërhoq për tre vjet nga muzika, pas përfundimit të turneut Love On Tour në vitin 2023, që përfshiu 169 koncerte.

Ai tha se kjo pauzë e ndihmoi të reflektonte për jetën që dëshiron dhe për rëndësinë e marrëdhënieve personale, duke pranuar se dëshiron të krijojë familje dhe të ndërtojë lidhje të qëndrueshme me njerëzit e afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat