Ledri Vula merr pjesë në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, pozon pranë saj

Mediale Vip

Ledri Vula merr pjesë në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, pozon pranë saj

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 22:19
Bebe Rexha dhe Ledri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, pasi vëllai i saj ka kurorëzuar dashurinë me martesë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për familjen e këngëtares, të pranishëm ishin edhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar, mes tyre reperi i njohur Ledri Vula.

Përveçse ishte pjesë e të ftuarve në dasmë, Ledri ka argëtuar të pranishmit edhe me performancën e tij muzikore, duke sjellë disa nga këngët e tij për atmosferën e festës.

Reperi ka ndarë gjithashtu disa pamje nga mbrëmja në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet edhe pranë Bebe Rexhës. Fotot dhe videot e publikuara kanë sjellë momente nga festa, duke u dhënë ndjekësve një vështrim mbi këtë ngjarje private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat