Këngëtarja Arta Bajrami po shënon një kthesë në karrierën e saj, duke marrë pjesë në festivalin shqiptar “Kënga Magjike”.
Ndonëse ka pas vetes një karrierë të gjatë muzikore, artistja thotë se ka ndier sërish dëshirën për të qenë pjesë e një festivali, duke e konsideruar atë një mundësi për të sjellë art dhe për të dëshmuar një nivel më të lartë artistik.
“Kam pasur qejf të shkoj në një festival, sepse mendoj që një artist i denjë duhet të marrë pjesë, të tregojë pak art dhe një nivel më të lartë artistik”, është shprehur Bajrami.
Ajo këtë herë po merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “1000 vjet”.