Ja video që Noizy publikoi dhe më pas e fshiu! Cila ishte arsyeja?! (Video)

Mediale Vip

Ja video që Noizy publikoi dhe më pas e fshiu! Cila ishte arsyeja?! (Video)

Më: 1 korrik 2016 Në ora: 11:51
Noizy dhe Ledion Liço

Reperi i famshëm shqiptar Noizy, i cili së fudmi është duke përjetuar suksese të njëpashnjëshme më këngën që publikon, i ka çuditur të gjithë sot, kur si fillim publikoi një video dhe më pas e fshiu atë.

Bëhet fjalë për një video që Noizy e ka postuar në Instagram, e cila i përket njërës prej pesëve humoristike të grupit “The Shblsh” në ‘Portokalli’, që përbëhej nga aktorët Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi.

Gjatë videos, Gent Zenelaj thotë: “Ledjono, mos je gjë lëng mishi ti?”. Pikërisht kjo bëri që shumë media ta komentonin si një “thumb” kundrejt Ledion Liços, prezantuesit të Topit dhe njëkohësisht të dashurit të trashëgimtares së këtij televizioni, Sara Hoxha?

Por vetë rreth një orë pas publikimit, reperi e ka fshirë këtë video nga faqja e tij. Të jetë penduar vallë Noizy? Diçka ka ndodhur, por arsyet e vërteta ende nuk janë mësuar.

Gjithsesi kjo është video që publikoi dhe fshiu Noizy në Instagram, por këtë herë e marrë e plotë nga You Tube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat