Kida ka një rival të ri me të njëjtin emër, shkelja shkon në gjykatë

Mediale Vip

Kida ka një rival të ri me të njëjtin emër, shkelja shkon në gjykatë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:09
Kida

Shumë këngëtarë përdorin emrin e vërtetë por ka edhe nga ata që përdorin emër artistik sepse kanë dëshirë të identifikohen në bazë të saj.

Mirëpo paska edhe nga ata artistë që nuk e ditkan se nuk duhet të përdorësh emrin artistik të një artisti tjetër. Nuk e dimë nëse po bëjmë mirë që i themi artist. Ai ka publikuar një këngë nën titullin “In My Zone”, dhe ka zgjedhur të mbajë emrin e këngëtares së suksesshme Kida.

Ndoshta nuk i pëlqen emri i tij, ose e ka menduar me zgjuarsi, pasi pretendon të tërheqë vëmendje duke përdorur emër tjetër.  

I kontaktuar menaxheri i Kidës dhe në të njejtën kohë edhe i ON Records ka deklaruar se:

“Një artist duhet të ketë identitetin e tij, dhe është një gabim i madh të përdorësh emrin e një artisti tjetër. Kemi në plan ta çojmë këtë shkelje deri në gjykatë, për këtë përdorim jo ligjor të një emri artistik”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat