Adrola Dushi: Shqipëria m’i dha të gjitha, ja pse po largohem në SHBA

Mediale Vip

Adrola Dushi: Shqipëria m’i dha të gjitha, ja pse po largohem në SHBA

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 16:30
Adrola Dushi

Ajo është një nga modelet më të përfolura dhe të dashura të momentit.

Ish-Miss Universe Albania, Adrola Dushi duket se Shqipërisë po i thotë “lamtumirë” Shqipërisë, duke u larguar përgjithnjë në SHBA.

Në një intervistë ajo thotë se, “zgjodha të shkoj në Amerikë, në vendin ku Troi ka lindur, duke menduar për të ardhmen e tij dhe duke qenë se kam disa propozime për punë, dua ta provoj të ushtroj profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria m’i dha të gjitha çfarë mund të marrë një modele”, – thotë bukuroshja Dushi.

Asnjë shenjë shtatzënie, as mëmësie nuk ka lënë gjurmë në trupin e Adrolës. As vitet që ikin nuk ndjehen tek ajo (në fakt është ende 22 vjeç). Por edhe sot, duket njëjtë me atë vajzën çapkëne nga Rrësheni që erdhi me drojë për t’u paraqitur në “Miss Universe”. Qe aty, që i ra në sy Fadil Berishës. U bë e zgjedhura ekskluzive e tij, në mesin e shumë vajzave, pa qenë pjesë e ndonjë klani as grupimi që t’i dhuronte fitoren. Jeta e saj ndryshoi në pak kohë – vajza nga qyteza veriore studente në Tiranë, vuri në kokë kurorën e më të bukurës shqiptare, u bë nënë dhe është tashmë pjesë e pasarelave më të mëdha të modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat