Drake & Rihanna: Ja si është zhvilluar historia e tyre që prej 2009-ës e deri sot

Mediale Vip

Drake & Rihanna: Ja si është zhvilluar historia e tyre që prej 2009-ës e deri sot

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 15:04
Drake & Rihanna

Drake dhe Rihanna janë dy emra që përveçse me muzikën e tyre kanë mbajtur të mbërthyer fansat edhe për lidhjen e komplikuar që kanë. Lidhje e cila ka filluar që në vitin 2009 dhe vazhdon deri më sot, natyrisht si çdo lidhje tjetër me ups and downs.

Intv.al ka bërë një hulumtim dhe më poshtë ju tregojmë në mënyrë të përmbledhur të gjitha ngjarjet dhe deklaratat e tyre gjatë kësaj kohe. Ose ata dashurohen dhe e kanë të vështirë ta pranojnë këtë, ose menaxherët e tyre po “luajnë” me dobësinë që publiku ka treguar ndaj çiftit. Një gjë është e sigurt... bashkëpunimet e tyre në skenë janë hite absolute. Shpresojmë të jenë po kaq të suksesshëm edhe në “bashkëpunimet” që kanë në jetën private.

Maj 2009
Ashtu si në skenat e filmave, Rihanna dhe Drake janë njohur atë kohë në një sallë bowling-u në New York, disa muaj pasi Rihanna u nda nga Chris Brown.

Nëntor 2009
Në një intervistë për Angie Martinez, Rihanna foli për herë të parë për ndarjen nga reperi Brown. Kur u pyet nëse ajo dhe Drake kishin diçka mes tyre, ajo u përgjigj me të qeshura. Dhe kështu filluar dyshimet e para.

Qershor 2010
Në një intervistë për New York Times, Drake u shpreh i “zhgënjyer” nga Riri. Ai kishte thënë se ndihej i përdorur si një gurë shahu nga ajo, njësoj si ishte sjellë ai me shumë femra gjatë jetës së tij.

Tetor 2010
Rihanna luan me ndjenjat e Drake. Ata publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë me titull “What’s My Name?”.

Shkurt 2011 
Rihanna dhe Drake “ndezën” skenën gjatë ndarjes së çmimeve Grammy. Ai ishte vetëm fillimi! Kimia që ata shfaqën në skenë vazhdon ti ndjekë edhe sot në performancat e tyre të zjarrta.

Tetor 2011
Në një tjetër intervistë Drake u shpreh për herë të parë për marrëdhënien që kishte me këngëtaren. “Jam i lënduar pasi mendoja se ishim diçka më tepër.” – ka thënë ai atë kohë.

Prill 2012 
Drake publikoi klipin e këngës “Take Care”, bashkëpunim ky me Rihanna-ën. Këtë herë ata shfaqen në një përqafim shumë intim. Edhe teksti i këngës duket i dedikuar plotësisht këngëtares. 
“Can’t deny that I want you, but I’ll lie if I have to / Cause you don’t say you love me to your friends when they ask you / Even though we both know that you do . . . you do.”

June 2012
Në një klub në New York, ish-i i Rihanna-ës, Chris Brown, thuhet se i ka dërguar Drake një shishe shampanjë në shenjë paqeje, dhe Drake nuk e ka pranuar. Pas kësaj ata janë konfliktuar fizikisht. Në një intervistë lidhur me këtë Drake ka thënë: “Dy repera zihen për një femër, ai nuk është reper, por gjithsesi. “

Shtator 2012
Rihanna dhe Chris Brown ribashkohen! Situata mes Drake dhe këngëtares nga Barbadosi nuk është dhe aq miqësore.

Shtator 2013 
Gjatë një interviste tek Ellen, moderatorja ka luajtur një lojë me Drake dhe kur në ekran u shfaq një foto e Rihannës, Drake tha “Vajzë e mrekullueshme! Kishim një moment.”


Në fillim të 2014-ës
Drake vazhdon të insistojë se marrëdhënia e tyre është një “dashuri platonike” edhe pse ai kërkon më tepër nga ajo. Megjithatë në atë kohë u publikuan imazhe të dy artistëve duke festuar në Londër dhe Los Angelës.

Prill 2014
Drake publikoi singëllin “Days in the East” i cili mendohet të jetë shkruar për Rihannën. Në gusht të atij viti, kur Drake u ngjit në skenën e OVO festival në Toronto, gjatë kohës që ai këndonte pikërisht këtë këngë, fytyra e Rihanna-s u shfaq në monitorët pas tij.

2015
Në vitin 2015 u duk sikur dy këngëtarët bënë një pushim sa profesional aq edhe personal. Nuk kishte më publikime të përbashkëta. Gjatë kësaj kohe Drake thuhet se ishte duke u frekuentuar se tenisten Serena Williams ndërsa Rihanna kishte disa “romanca” me Leonardo DiCaprio dhe Travis Scott.

Janar / Shkurt 2016 
Publikohet kënga “Work”, një bashkëpunim ky për albumin e tëtë të këngëtares me titull “Anti”. Video klipi i këngës “nxehu” atmosferën mes tyre.

Prill 2016
Nga ana tjetër Drake në albumin e tij “Views” përfshihej edhe kënga “Too Good”, bashkëpunim edhe ky me Rihanna-n. Nga teksti kuptohet se reperi po i kërkon këngëtares ta marrë seriozisht atë dhe të pushojë së konsideruari atë të mirëqenë. Dhe në vazhdim të kësaj ata kanë bërë shfaqje në koncertet respektove të njëri-tjetrit.

Qershor 2016 
Në koncertin e Drake në Manchester ai e ka cilësuar Rihanna-ën si “Ferma më e bukur dhe më e talentuar që ai ka njohur ndonjëherë.”

Korrik 2016 
Një burim pran revistës E! deklaroi se ata të dy ishin prapë bashkë. “Drake vazhdon ta dashurojë atë. Muzika i ka bërë të vinë sërish afër.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat