Ja për çka u tremb babai i Dua Lipas për bijën e tij

Mediale Vip

Ja për çka u tremb babai i Dua Lipas për bijën e tij

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 15:53
Dua Lipa

I ftuar në 21 Gradë ka qenë babai i këngëtarës shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Dukagjin Lipa i ftuar në emision 21 Gradë ka folur rreth jetës dhe koncertit të Dua Lipës që do të mbahet në Prishtinë.

Ai ka thënë për Duan se ajo ka qenë kokëfortë.

“Dua gjithmone e ka pas krytë e fortë, keshtu qe kur ajo ka vendos me shku në Londër për me i vazhdu shkollimin e saj edhe na kemi vendos me nderru sistemin e jetës” është shprehur Lipa.

Ai ka thënë se s’ka qene e lehtë për të si prindër kur ajo vendosi të shkoj në Londër.

Dukagjini ka kujtuar për publikun se koncerti i parë që ka qenë bashkë me Duan ishte në Berlin ku ai ka thënë se ka pas më shumë trembë se Dua.

Ndërsa sa i përket koncertit që do të mbahet në Prishtinë ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh me karakter humanitar, teksa edhe për sigurinë ai thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet deri në detaje.

Ai gjithashtu ka zbuluar se deri tani janë shitur mbi 7 mijë bileta për koncertin në Gërmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat