“Dashuria më shpëtoi jetën”

Mediale Vip

“Dashuria më shpëtoi jetën”

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:38
Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Rob Kardashian dhe Blac Chyna kanë pushtuar kopertinën e revistës “People”, në të cilën 29-vjeçari ka zbuluar se si dashuria e ka shpëtuar jetën.

“Ajo erdhi në periudhën më të keqe të jetës sime”, ka thënë djali i Kriss Jenner. “Nuk isha i lumtur me lëkurën time. Kisha humbur shumë gjëra. Chyna përfundimisht më motivon. Të qënurit me të, më hoqi pasiguritë e të dalurit në publik”.

Vëllai i Kim, Khloe dhe Kourtney ka shtuar se ndihej i dëshpëruar dhe në mëshirë të fatit para se të binte në dashuri me ish-striptisten dhe modelen.

“Kemi qënë miq me Chyna për një kohë të gjatë. Ishte dikush që i kërkoja vazhdimisht këshilla. Ajo gatuante për mua dhe bisedonim gjatë. Më dhuronte shumë pozitivitet. Që herën e parë që e kam takuar, dëshiroja të ishim më shumë se shokë”, ka thënë ai.  Kjo duket paksa interesante pasi Chyna ka qënë e lidhur me Tyga kur Rob e ka takuar për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat