Schwarzenegger: Babai më rrihte, mendonte që jam homoseksual

Mediale Vip

Schwarzenegger: Babai më rrihte, mendonte që jam homoseksual

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 12:57
Arnold Schwarzenegger

Babai i Arnold Schwarzenegger e rrihte atë me një rrip kur ai ishte i ri sepse mendonte që ai ishte homoseksual.

Kjo u bë e ditur në një televizion në  SHBA, “Ai vraponte pas meje me një rrip dhe më rrihte”, shkruan The Mirror.

Ylli i Terminator-it tha që nëna e tij i kishte kërkuar ndihmë një doktori sepse ajo ishte e brengosur që diçka nuk ishte në rregull.

Arnie i cili pranoi se kishte tradhtuar gruan e tij Maria Shriver, 56 vjeçare me disa gra të tjera tha, “Nuk e di nëse nëna mendonte që unë isha homoseksual apo nëse ajo mendonte që diçka nuk është në rregull”.

“Ajo i kishte thënë një doktori, ‘A mund të më ndihmosh? Nuk e di nëse diçka nuk është në rregull me djalin tim sepse muri i tij ishte plot me meshkuj të zhveshur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat