Ja çfarë i kanë vjedhur hajdutët Fatmir Spahiut mbrëmë në Shkodër

Mediale Vip

Ja çfarë i kanë vjedhur hajdutët Fatmir Spahiut mbrëmë në Shkodër

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 21:19
Fatmir Spahiu

Jo gjithçka ka shkuar mirë në organizimin e ndeshjes Kosovë – Kroaci në Shkodër. Numri i madh i tifozëve kosovarë që kishin marrë rrugë për në Shkodër, duket se u ka shkuar përshtati atyre që ekzistencën e sigurojnë duke vjedhur.

Viktima të vjedhjes nga persona të pandërgjegjshëm ka qenë edhe artisti Fatmir Spahiu.  Spahiu në Facebook ka njoftuar se në afërsi të ‘Loro Boriçit’ te pika e parë e kontrollit, i është vjedhur Iphone dhe portofoli. 

Postimi i Fatmir Spahiut në Facebook:

Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin!

E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise!

Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua!

Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje!

Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat