Justin Bieber falenderon fansat me këtë gjest romantik

Mediale Vip

Justin Bieber falenderon fansat me këtë gjest romantik

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:20
Justin Bieber

Ndryshe nga ndalesat e tjera, Justin Bieber po e shijon turin e tij muzikor “Purpose” në Britaninë e Madhe. Gjithçka po shkon siç duhet, pa incidente, në koncertet e mbipopulluara nga fansat, dhe sigurisht Justin ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ti falënderuar ata. Postim në Twitter? Jo, jo, por duke u dhuruar nga një trëndafil pas shfaqjes, mbrëmjen e së shtunës. Çfarë gjesti!

Këngëtari 22 vjeçar bëri që fansave të tij femra t’iu bjerë të fikët, duke u fituar zemrën me nga një trëndafil, jashtë klubit Tape, ndërkohë që ish e dashura e tij, Sofia Richie, po festonte vetëm disa minuta më larg në Kensington. Për më tepër, Bieber i dhuroi lulet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ku duket qartë se e ka shijuar reagimin e adhuruesve nga ky gjest romantik i tij. Epo “hëna” paska qenë në anën e Justin. Me siguri Sofia do donte të ishte aty!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat