Dilema më e madhe e Çiljetës, kërkon zgjidhje nga fansat

Mediale Vip

Dilema më e madhe e Çiljetës, kërkon zgjidhje nga fansat

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 17:53
Çiljeta Xhilaga

E dini cila është dilema më e madhe e Çiljetës?

Këngëtaren nuk e shqetëson as kënga e radhës, as bashkëpunimi i radhës dhe as ndonjë pagesë koncerti. Do të çuditeshit po t’iu thonim se ngjyra e flokëve është pothuajse tema e çdo dite për Çilin? Ajo shpesh i pyet fansat se cilën ngjyrë duhet të mbajë, bionde apo brune dhe kërkon mendimin e tyre. Edhe sot ka bërë të njëjtën gjë dhe i ka vënë ata përballë dy fotove të saj ku iu kërkon sërish që ta ndihmojnë në dilemën më të madhe që ka. Si mendoni? 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat