Dua Lipa krah personazheve të njohur shqiptarë për një kauzë të madhe

Mediale Vip

Dua Lipa krah personazheve të njohur shqiptarë për një kauzë të madhe

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 19:34
Dua Lipa

Është lajmëruar që prej ditës së djeshme në mediat e Kosovës se do të mbahej një mbrëmje bamirësie në New York për fëmijët dhe gratë në nevojë të Kosovës.

Mediat raportuan se këngëtarja Dua Lipa do të ishte pjesëmarrëse në këtë event, pasi ajo ka krijuar fondacionin e saj të bamirësisë me bazë Prishtinën.

Por mesa duket, këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në shoqëri të mirë mes të njohurish shqiptarë, pasi ajo është fotografuar në krahë të ish-miss Albanias, Agnesa Vuthaj dhe këngëtarit me origjinë shqiptare, Albert Stanaj.

Ata janë fotografuar të qeshur dhe me siguri e kanë kaluar mjaft mirë këtë mbrëmje mes shqiptarësh, ku edhe kauza për të cilën janë mbledhur është rëndësishme. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat