Kim Kardashian largon nga puna truprojën e saj

Mediale Vip

Kim Kardashian largon nga puna truprojën e saj

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 09:06
Kim Kardashian me truprojën Pascal Duvier

Kim Kardashian dhe Kanye West raportohen të kenë marrë vendimin për të hequr nga puna truprojën, i cili ka punuar për një kohë të gjatë me ta, Pascal Duvier, e që më parë ka punuar edhe Michael Jackson.

Dy burime për “Entertainment Tonight” kanë deklaruar se familja ka marrë këtë vendim të vështirë për Pascal, i cili ka 4 vite që punon për Kardashian-West.

Heqja nga puna e Pascal ndodhi një muaj pasi Kim u grabit në apartamentin e saj në Paris nga një grup djemsh, të cilët vodhën bizhuteri që kapnin vlerën e 11 milionë dollarëve.

Pascal raportohet të ketë qenë në një klub nate në Paris, duke shoqëruar motrat e Kim, Kountrey dhe Kendall, gjatë momentit të grabitjes, duke e lënë vetëm Kim në dhomën e gjumit pa truproja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat