Zbulohen planet për resortin superluksoz të Leonardo DiCaprio

Mediale Vip

Zbulohen planet për resortin superluksoz të Leonardo DiCaprio

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:51
Resorti superluksoz i Leonardo DiCaprios

Leonardo DiCaprio është i fiksuar deri në detaje kur vjen puna për të luajtur një rol të ri në një film, dhe duket se ylli i Hollywood është po aq i dhënë në dizenjimin e hoteleve.

Planet e aktorit për resortin e tij të ri në një ishull të vogël pranë gjirit Belize, i cili pritet të hapet në vitin 2018, sapo janë zbuluar – dhe tregojnë përkushtimin e plotë e të qëndrueshëm të 42 vjeçarit.

Që kur imazhet e para u publikuan në prill të 2015, detajet tregonin një skemë për një platformë në formë harku me vila përreth ujit e shkëmbinj artificialë.

Leondardo DiCapro bleu Blackadore Cay në vitin 29015 për 1.75 milionë dollarë.Resorti është i frymëzuar nga rrënojat e lashta majane, dhe aktori planifikon të rehabilitojë zonën e prekur nga eriozioni ,në të cilën gjithashtu është “mbi-peshkuar”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat