Kylie Jenner dhe Tyga në kulm të dashurisë

Mediale Vip

Kylie Jenner dhe Tyga në kulm të dashurisë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:01
Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Tyga

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Tyga duken se janë shumë të dashuruar.

Këtë e kanë treguar shumë herë, herën e fundit edhe nga disa foto që kanë bërë bashkë. Tani çifti është parë bashkë dhe me djalin e Tyga, King Cario, të mërkurën duke dalë nga një restorant, shkruan “DailyMail”.

Çifti dhe djali 4 vjeçar ishin  parë duke ngrënë sushi, dhe  të njëjtit kanë shkëmbyer një puthje.

Djaloshi i vogël nuk ishte shumë i interesuar për ta parë puthjen e tyre, dhe ishte duke shikuar diku tjetër me një Ipad në dorë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat