Ja si përgjigjet Rozana Radi kur e pyesin për lidhje dashurie

Mediale Vip

Ja si përgjigjet Rozana Radi kur e pyesin për lidhje dashurie

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 15:23
Rozana Radi

Rozana Radi është një prej këngëtareve që nuk heziton të përgjigjet për çdo lloj pyetjeje që i drejtohet. I pëlqen ose jo, është e gatshme të thotë variantin dhe mendimin e saj për çdo interes publik dhe të japë nga vetja përgjigjet më të thjeshta e më të kuptueshme të mundshme.

Këtë ka bërë edhe në intervistën e saj të fundit për Prive, ku nuk iu është shmangur edhe pyetjeve personale.

Kohë pas kohe, duket se Rozi e mendon me shumë kujdes strategjinë për të goditur fort aty ku do ajo. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit me këngën pjesëmarrëse në Këngën Magjike, “Ma thuaj ti” – kënga që sjell një mesazh të fortë për jetën familjare:

Unë në festival vij për të lënë gjurmë dhe për të sjellë një mesazh dhe duke qenë që çdo këngëtar ka specifikat e veta, unë kam marrë këtë anën e temave sociale – tema që artistët duhet të bëhen promotorë të gjithë këtyre shqetësimeve që kanë femrat sot. Unë jam një ndër shumë këngëtarë që i këndoj kësaj kauze dhe do të doja që pas meje ta këndonin shumë femra, por aq më tepër ta këndonin edhe shumë meshkuj...

E ndërkohë ka qenë një vit i suksesshëm edhe në projektet e reja televizive. Pas DWM, Rozi do t’i bashkohet gazetares Fiori Dardha për programin më të ri investigativ Boom, për të cilin vajzat kanë filluar përgatitjen prej muajsh.

Por edhe një pjesë tjetër është me interes për publikun kur bëhet fjalë për Rozana Radin. Lajmet për lidhjen e dashurisë që pushtuan mediat pas disa fotove që u publikuan nga plazhi nuk qenë të pakta. Shumë artikuj për të gjatë gjithë stinës së verës: “Rozana dhe Shpëtimi kapen mat në pushime” (ajo prej muajsh është pranë tij, nuk e bën publike lidhjen...) u shpërndanë me shpejtësi në portale e mediat rozë. Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe:

Unë këtë vit s’kam bërë fare pushime, që të jemi të sinqertë, dhe nuk e di kush është vajza që vishet dhe del si unë dhe prononcohet që është Rozana Radi, por unë këtë vit nuk kam bërë pushime. Më duket sikur jam dy vjet në dimër...

Pra, nëse është apo nuk është në një lidhje, ajo refuzon të përgjigjet: “Nuk e di për çfarë po më pyet, mund të kalosh te pyetja tjetër...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat