Mbani frymën, po vjen Fortesa “Angelina Jolie” shqiptare, karatiste!

Mediale Vip

Mbani frymën, po vjen Fortesa “Angelina Jolie” shqiptare, karatiste!

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:59
Fortesa Orana “Angelina Jolie” shqiptare nga Gjilani. Kjo karatiste shqiptare që të “ballais” edhe me qytek edhe me bukuri!

Ndër femrat që po tregohen më të  suksesshme në sportin e Kosovës, pa dyshim është edhe Fortesa Orana (-68 kg), anëtare e Dardanisë nga Gjilani dhe e kombëtares së Kosovës, e cila po përgatitet për sfidat e mëdha që e presin në muajin dhjetor dhe në shkurt të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë ajo thotë se “në karate nuk mjafton vetëm forca, por edhe përkushtimi, energji, inteligjencë besa edhe përgjegjësi se dora “s’ka terezi”.

Fortesa Orana vetëm 20 vjeçare,  jeton dhe studion në Gjilan në Fakultetin e DIFI-t. Krahas studimeve ajo merret me karate dhe aktivitet e lira fotografi mode.

Fortesa Orana nga Gjilani në Dubai e Las Vegas, jo për miss por për karate

E përmendëm miss, se Fortesa as këtij “zanati” nuk i frikësohet, sepse nuk i mungon asgjë, ama asgjë, as bukuria e as sharmi e as masat. Si thonë Zoti e ka fal me tana të mirat.

 E pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se kur ka nisur të merret me këtë sport dhe si i ka lindur ideja për karate, në vazhdim ajo shpjegon.

 “Fillimisht jam marrë me sportin e hendbollit pastaj një ditë nuk mbajtëm ushtrime për shkak garave të karates aty merrte pjesë edhe çika e tezës sime, dhe mu nga aty me lindi ideja të merrem edhe unë me karate. Pra që prej moshës 7 vjeçare kam nisur të merrem me karate”

Fortesa Orana Karateistia që synon medaljen e artë Botërore!

 “Për herë të parë në gara ndërkombëtare kam prezantuar për Austrian Junior Open në një kategori të fortë  ku bëhem kampione, njëherit edhe Kampione e shumëfishtë e Kosovës. Sportiste e vitit në Karaten e Kosovës isha në 2012, 2013, 2014, pastaj edhe sportiste e komunës se Gjilanit në vitin 2012-2013..” thote karateistja Fortesa Orana e cila flet me krenari për sukseset e saj.

Duke folur për karrirën e saj, Fortesës nuk i mungojnë  as sukseset në arenën ndërkombëtare e cila nis garat duke marrë medaljen e artë në Dubai, pastaj në Las Vegas po ashtu të artë, në Turkish Open. Kam gjithashtu medalje të shumta në turne ndërkombëtare e nga viset e Ballkanit si nga Mal i Zi e Maqedonia etj..

Foretsa thotë se synimi i saj është të prekë majat e suksesit me medalje evropiane dhe botërore.

Ajo përfaqësuese e Kosovës në garat ndërkombetare për Austrian Junior Open për herë të parë një atlete nga Kosova që radhitet e para në këto gara si dhe kampione e shumëfishtë e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ajo është shpallur sportiste e vitit në  Karaten e Kosovës në vitin 2012, 2013, 2014, sportiste e komunës se Gjilanit në vitin 2012-2013. Kurse në garat ndërkombëtare: Ka fituar medaljen e artë në Dubai, të artë në Las Vegas, të artë në Turkish Open etj. Fortesa ka gjithashtu medalje të shumta në turne te larmishme edhe Mal te Zi, Maqeondi e treta ne Ballkan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat