Dita e sotme, e veçantë për Julian Dedën

Mediale Vip

Dita e sotme, e veçantë për Julian Dedën

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:51
Julian Deda

Disa e sotme rezulton të jetë shumë e veçantë për aktorin  e njohur të humorit shqiptar, Julian Deda.

Sikurse është mësuar nga një postim i tij në rrjetet sociale, djali i tij Mateo feston ditëlindjen. Dhe gëzimit e tij të madh Juli e ka shprehur nëpërmjet këtij urimi emocionues.

“Kampion, diçka më emocionon fort sot, por nuk arrij ta kuptoj me saktësi.

Mos eshte fakti qe ti po rritesh dhe do me marre malli per Mateon e vogel, apo mos ndoshta ndjej nje krenari prej prindi "budalla"? Me vjen inat qe s'po e formuloj dot, por nje gje e di me siguri, qe te dua me gjithe qenien time. Edhe 100 shoku im,” - shkruan Juli përbri fotografisë së tij me Mateon e vogël.

Djali i Julit, përveç të qenit një futbollist në perspektivë, duket se është edhe një tifoz i madh i Messit, yllit argjentinas të Barcelonës, pasi e ka edhe në tortën e ditëlindjes. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat