Familja Mbretërore nuk i reziston atmosferës festive!

Mediale Vip

Familja Mbretërore nuk i reziston atmosferës festive!

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Familja Mbretërore

A e keni parë ndonjëherë Mbretëreshën e Anglisë të veshur me një triko të shëmtuar për Krishtlindje? Me siguri që jo.

Kjo nuk është diçka e zakonshme, por siç mund ta shikoni në fotografitë e mëposhtme edhe mbretëresha nuk ka mundur t’i rezistojë atmosferës festive duke veshur triko me një qenush me kurorë.

Por ne do të tregohemi të sinqertë. Familja mbretërore në fotografi nuk është me të vërtetë ajo. Ata në fakt janë modele prej dylli nga Madame Tussauds në Londër, të cilët janë veshur me leje të familjes mbretërore si pjesë e Save the Children’s Christmas Jumper Day.

Kjo e fundit është një fushatë që synon të rrisë rrisë të ardhurat duke inkurajuar çdokënd që më 16 dhjetor, të veshë triko të trasha festive dhe t’i dhurojë për të shpëtuar jetën e fëmijëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat