Nicole Scherzinger ka habitur me sjelljen e saj në mbrëmjen finale të ‘X Factor’.
Si pjesë e jurisë së këtij spektakli, ajo la nam me sjelljen e saj pasi ishte e dehur, shkruan lajmi.net
Si fillim, Nicole për pak sa u rrëzua pasi u ngatërrua në bishtin e fustanit të saj. Kur u ul në kolltukun e saj, ajo filloi të qante për finalistin e saj Matt Terry.
Këto detaje nuk shpëtuan pa u vërejtur nga fansat të cilët bënin shaka me të duke thënë se dikush duhet t’i bënte një kafe sa më shpejt.