Probleme për reperin! Noizy pa patentë dhe me gjoba, i arratiset policisë por...

Mediale Vip

Probleme për reperin! Noizy pa patentë dhe me gjoba, i arratiset policisë por...

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
Noizy

Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës rep, Noizy, është ndaluar nga policia e qytetit të Durrësit. Ndaj tij nga nisur një procedim penal pasi akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së Rendit.

Rigers Rajku siç është emri i tij i vërtetë, 30-vjeçari me banim në Durrës gjatë ditës së djeshme është ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugor në aksin Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar automjetin e tij, një  Benz me targë AA 517 MT.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e makinës dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve  të policisë dhe është larguar së bashku me automjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisarit të Noizyt së bashku me automjetin i cili është sekuestruar.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale policia thotë zyrtarisht se i ka kaluar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar në nenin 242  të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat