Revoltohet aktorja me fansat: Nuk jeni miqtë e mi, s’dua të bëj foto

Mediale Vip

Revoltohet aktorja me fansat: Nuk jeni miqtë e mi, s’dua të bëj foto

Më: 3 janar 2017 Në ora: 14:10
Jennifer Lawrence

Për të gjithë fansat e Jennifer Lerence që kanë fatin ta takojnë nuk duhet kurrsesi që t’i kërkojnë foto.

Ashtu siç ka vepruar edhe Justin Bieber para saj, ylli i Hunger Games nuk dëshiron të bëjë foto me fansat.
 
“Njerëzit mendojnë se ne jemi miq vetëm se unë jam e famshme dhe ata ndiejnë sikur më njohin, megjithatë unë s’i njoh ata”, është shprehur këngëtarja.
 
Jeta e të famshmëve është nën një vëzhgim të vazhdueshëm, situatë që shumë shpesh u’a vështirëson edhe karrierën.

“Duhet të mbroj flluskën time, kam një punë të çuditshme, s’dua që të bëhet edhe realiteti im i tillë”, është shprehur Jennifer Lawrence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat