Robert DeNiro në krah të Meryl Streep: Mirë ia bëre Trump-it!

Mediale Vip

Robert DeNiro në krah të Meryl Streep: Mirë ia bëre Trump-it!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 00:44
Meryl Streep

“Viktima” e fundit e serisë së statuseve në Twitter nga Donald Trump është aktorja e njohur, fituese e disa “Oscar”-ve, Meryl Streep, e cila në daljen e fundit te “Golden Globes” bëri një fjalim ku kritikonte presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump.

Aktorja është mbrojtur nga një sërë aktorësh dhe personazhesh të njohur të Hollywood-it, por “Vanity Fair” ka sjellë “mbrojtjen” më të mirë prej të gjithave: letrën e Robert DeNiro.

Aktori i njohur shkruan: “Meryl, ajo që ti the ishte madhështore. Në fakt, duhej thënë dhe ti e the mjaft bukur. E respektoj shumë faktin që ti e bëre kur bota po festonte arritjet e tua”.

Çmimi që po merrte Streep ishte i njëjti me atë që DeNiro mori në 2011-n, “Cecil B. DeMille”.

“Mjafton!” – vazhdon Robert. “Ti, me elegancën dhe inteligjencën tënde, bën një zë të fuqishëm – një zë që frymëzon të tjerët të flasin dhe që ata të dëgjohen”.

“Të gjithë ne duhet të flasim”, – e përfundon letrën e tij aktori i njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat