Futbollisti nga Kosova tregon si u fejua me vajzën nga Gjermania

Mediale Vip

Futbollisti nga Kosova tregon si u fejua me vajzën nga Gjermania

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:11
Qëndrim Krasniqi me të fejuarën

Mesfushori i Drenicës nga Skenderaj, Qëndrim Krasniqi, është fejuar me vajzën nga Gjilani, e cila jeton e vepron në Gjermani. E veçanta e kësaj është se edhe Qëndrimi i ka letrat italiane për tre vjet. Futbollisti tregon se si ra në dashuri me Rinën. “Rina ka kryer fakultetin e kontabilitetit në Gjermani dhe punon. Asaj i pëlqen shumë futbollit dhe e përcjellë me shumë vëmendje”, tregon Qëndrimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai bëri të ditur se si u njohën me Rinën: “Me të fejuarën u njoftuam përmes dajës tim që e jeton e vepron në Gjermani. Ka një vjet e gjysmë që jemi në lidhje dhe vendosëm në fund edhe të bëjmë fejesën”.  Ai tha se do të qëndrojë edhe për gjashtë muaj në Kosovë. “Do të qëndrojë edhe 6 muaj në Kosovë, sepse do ta respektojë kontratën me KF Drenicën e cila më skadon pas 6 muajve”, theksoi ai.

Djaloshi nga Komorani  synime ka që me Drenicën të jenë sa më lartë në renditjen e elitës së futbollit. “Synimet janë që të jemi në mesin e tabelës dhe do të luftojmë edhe për Kupën e Kosovës”, thotë 25-vjeçari që ka ambicie të mëdha. “Sigurisht se stinori pranveror do të jetë edhe më atraktiv edhe më i nxehtë në aspektin sportiv, duke marr parasysh edhe renditjen e skuadrave qoftë në pjesën e lartë qoftë edhe ato të fundit”, thotë Krasniqi, por pas gjashtë muajve shpreson të vazhdojë karrierën në ndonjë vend evropian: “Besoj që karrierën time do të vazhdojë aty ku do të shkojë. Shpresoj të gjej në ndonjë klub në Gjermani, por nuk e përjashtojë mundësinë edhe në Kosovë nëse ka ndonjë ofertë konkrete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat