Saffron Burrows lind vajzë

Mediale Vip

Saffron Burrows lind vajzë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 08:12
Saffron Burrows

Saffron Burrows është bërë sërish nënë.

Aktorja 44-vjeçare dhe gruaja e saj Alison Balian kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, një vajzë me emrin Daisy Alice Winnie Balian-Burrows, raporton E! News, transmeton Klan Kosova.

Ato kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë – një djalë, në vitin 2012.

Saffron dhe Alison kanë qenë së bashku për gati nëntë vjet, dhe janë përpjekur për të mbajtur një jetë relativisht private.

Kthehemi në vitin 2014, kur Saffron doli në publik për herë të parë në lidhje me martesën e saj me Alison, ku ajo njoftoi se ishte martuar në një ceremoni private dy muaj pasi Gjykata e Lartë e SHBA-ve miratoi martesat me të njëjtën gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat