Këto janë raportet e Miriam Canit me vjehrrin

Mediale Vip

Këto janë raportet e Miriam Canit me vjehrrin

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 19:21
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Në një intervistë të fundit, babai i këngëtarit Alban Skënderaj, Qerimi, ka folur edhe për renë e tij Miriamin.

I pyetur për raportet e tij me nusen e djalit, Albanit, ai ka treguar se raporte e tij si me Miriami ashtu edhe me nuset e tjera janë si atë – bijë.

”Lidhja ime me Miriamin, si edhe me nuset e tjera, nuk ka asnjë ndryshim nga marrëdhëniet at – bijë. E veçantë është lidhja jonë si artistë që mirëkuptohen në çdo fushë. Por Miriam, përveç vlerave të saj si njeri e si artiste, solli në familjen tonë një dimension të ri, atë të surprizave. Falë saj, ky dimension tani funksionon si një befasi lumturuese për çdo anëtar të familjes”, ka thënë ai.

Derisa dihet botërisht se Miriami dhe Albani janë çifti i cili në media asnjëherë nuk është përfolur nga skandale në lidhje, edhe brenda familjes së tyre me një engjull si ajo sigurisht se gjërat rrjedhin njësoj dhe kjo duhet të mirret si shembull.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat