Kylie Jenner humbet betejën ndaj Kylie Minogue

Mediale Vip

Kylie Jenner humbet betejën ndaj Kylie Minogue

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 09:37
Kylie Jenner, Kylie Minogue

Motra e të famshmes Kim Kardashian, ka humbur në betejën ligjore ndaj një ylli australian.

Kjo pasi të hënën këngëtarja Kylie Minogue ka fituar gjyqin kundër Kylie Jenner,  ku dhe kishin disa mosmarrëveshje rreth emrit të tyre të parë të përbashkët rreth markës së njohur ‘’Kylie’’.

Ylli i show programit televiziv The Keeping Up With the Kardashians vendosi që të krijojë biznes me emrin e saj por Kylie Minogue ka reaguar menjëherë.

Ekipa e këngëtares australiane Kylie Munogue u paraqit me një njoftim në drejtim të Kylie Jenner, duke përmendur konfuzionin e mundshëm   të dëmtimit të firmës së saj pasi Minogue  ishte një artiste e njohur ndërkombëtarisht, humanitare dhe aktiviste kundër kancerit të gjirit.

Në këtë njoftim thuhej se këngëtarja australiane kishte firmën e saj të quajtur ‘’Kylie’’ para se motra e Kim Kardashian, Kylie të kishte lindur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat