Lindsay ka frikë të kthehet në New York

Mediale Vip

Lindsay ka frikë të kthehet në New York

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 16:40
Lindsay Lohan

Lindsay Lohan është e frikësuar të udhëtojë drejt New York për shkak  të shndërrimit të saj si praktikante e devotshme ndaj islamit. “Isha e frikësuar të vija këtu me çdo gjë që ndodhi, për shkak të bindjeve të mia fetare,” – deklaroi ylli i “Mean Girls.”

Aktorja dha një intervistë për DailyMail ku disktoi për politikën, jetën e saj, dashurinë, punën me refugjatët, rolet e kaluara dhe ato që do të vijojnë për karrierën e saj. Në intervistën Live në Facebook ajo pati pyetje të shumta rreth fesë. “E kam lexuar Kuranin për disa herë. I repsektoj të gjitha fetë… kjo është një fe e bukur edhe unë jam njeri shumë shpirtëror,” – tha ajo.

30-vjeçarja foli edhe për presidentin Trump duke thënë: “Ai është presidenti dhe nëse nuk dalim dot kundër tij, duhet ta përkrahim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat