Mesazhi romantik i David për Victoria Beckham

Mediale Vip

Mesazhi romantik i David për Victoria Beckham

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:17
Victoria Beckham

Victoria Beckham shpërndau në rrjete sociale një mesazh prekës  nga bashkëshorti i saj, David Beckham. Ndërkohë që ajo përgatitej për Fashion Week Show, ai i dërgoi në punë një buqetë me lule të bardha dhe një letër ku shkruante “Paç fat! Ne të duam shumë.”

Në letër ishin shkruajtur emrat e 4 fëmijëve të tyre Brooklyn, Romeo, Cruz, Harper si dhe emri i David.

Ai ishte në qendër të vëmendjes për disa ditë për shkak të skandalit me ‘email’, por kjo nuk e pengoi që ai të mbështeste gruan në punën e saj. Gjesti që bëri ai për Victorian kishte shumë rëndësi, prandaj ajo e ndau me ndjekësit e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat