Aurela Hoxha flet për lidhjen e re

Mediale Vip

Aurela Hoxha flet për lidhjen e re

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:20
Blogerja Aurela Hoxha

Blogerja Aurela Hoxha ka pranuar se ka dikë në jetën e saj.

E ftuar në “Top Show”, Aurela ka thënë se është dikush që i bën foto, por nuk do të flasë më shumë për të. 

“M’i bën dikush fotot, që për momentin nuk mund ta them. Ca mi ka bërë Endriti. Të tjerat dikush tjetër që për momentin nuk dua të flas”, tha Hoxha.

Më tej Aurela sqaroi që është nga ato vajza që dashurinë e jeton hapur, por jo për ta bërë lajm në media apo të publikojë në rrjete sociale, për të mos shqetësur familjarët e saj. 

“Kur unë jetoj diçka e bëj para syve të publikut, siç e kam bërë e do të vazhdoj ta bëj. Jo duke publikuar foto, por unë kurrë nuk kam jetuar një lidhje që të mos dal dorë për dore me të. 

Por që fëmijë, që kur kam qenë 16 vjeçe, nuk kam dashur asnjëherë të publikoj dhe nuk e bëj akoma. Para se të ekzistonin portalet dhe tani që janë përhapur shumë. Përderisa ndihem keq kur komentohet një foto në Instagram, ndonëse njerëzit mund të mendojnë që përderisa e publikoj dua që të komentohet.

Realisht nuk dua, e nxjerr për qejfin tim. Por nëse kam diçka të shenjtë në jetën time dhe ajo bëhet publike, mënyra se si do të duan ta transmetojnë do të më vrasë shumë. Dua sinqerisht, ta mbroj, ta dua, ta shijoj për veten time.

Këtë nuk e bëj fshehurazi, e jetoj jetën time shumë hapur po thjesht nuk e bëj me publikime. Nuk dua që familjarët e mi të shqetësohen nga lajmet e portaleve”, deklaroi mes të tjerash Aurela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat