A po sjellë Gold Ag këngë për Ramushin?

Mediale Vip

A po sjellë Gold Ag këngë për Ramushin?

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:09
Gold Ag

Këngëtari shqiptar Arian Agushi, i cili në estradë njihet si Gold Ag, siç duket tashmë ka gati projektin e tij më të ri.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Gold Ag është parë teksa ka qenë në vizitë në Dukagjin.

Duke ndarë imazhin e tillë tek kulla në Deçan, këngëtari i cili ka pothuajse miliona fansa për shkak të talentit të tij të muzikës, ka njoftuar se kënga e re e tij do të lansohet më një mars.

 

NË DUKAGJIN ???? 01 Mars ???????? kënga e re

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Gold Ag nuk ka dhënë më tepër detaje rreth përmbajtjes së këngës së tij më të re, por duke pasur parasysh sukseset që ai gëzon çdo herë në projektet e tij pa dyshim që ajo do të pëlqehet nga publiku.

E pasi gjendet në Gllogjan, besohet se kënga e më e re e Gold Ag do t’i dedikohet familjes Haradinaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat