Sinan Hoxha sherr me një femër

Mediale Vip

Sinan Hoxha sherr me një femër

Më: 2 mars 2017 Në ora: 20:07
Sinan Hoxha

Disa imazhe të papublikuara më parë po bëjnë xhiron e rrjetit 24 orët e fundit.

Në videon që ju sjellim më poshtë, shfaqet në një situatë delikate këngëtari i suksesshëm i muzikës popullore Sinan Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur shumë kohë më parë, në një lokal dhe nga dialekti i të pranishmëve, dyshohet se është regjistruar në Kosovë.

Në videon e publikuar , një bashkëshort është nevrikosur pasi gruaja e tij tentoi të fotografonte Sinanin, i cili ishte ulur në një tavolinë pranë në shoqërinë e Seldit dhe prezantuesit Shpëtim Desku.

Burri ngrihet dhe tenton një përplasje fizike me artistin ndërsa moderatori e të tjerët ndërhyjnë për ta mbrojtur. Siç njofton portali, bëhet fjalë për një kamera të fshehtë realizuar në mënyrë perfekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat