Tash e një kohë po flitet për një mospajtim mes Noizyt dhe Enca Haxhisë, të cilët i takojnë të njëjtit label “OTR”.
Pasi gjatë ditës qarkulluan disa foto të Noizyt me një vajzë të re, me të cilën supozohet se do ta zëvendësojë Encën, erdhi reagmi edhe nga kjo e fundit.
Në llogarinë e saj në Snapchat, Enca ka shkruar kështu “Kena tonat po nuk kena dashni”-Real Fans will understand, I know you’re waiting on this”.
Se a është ky një “thumb” për Noizyn apo paralajmërim për ndonjë projekt të ri nga këngëtarja, mbetet të kuptohet me kohë.