Zaimina në krahët e ish të dashurit…

Mediale Vip

Zaimina në krahët e ish të dashurit…

Më: 11 mars 2017 Në ora: 22:05
Zajmina

Zaimina Vasjari rikthehet në krahët e ish-të dashurit.
Lajmin e konfirmojnë për revistawho.com burime pranë këngëtares seksi, e cila duket se po shijon rilindjen e kësaj historie. Lidhja e nisur që në adoleshencë (më shumë se një dekadë) u përfol se mori fund në tetor të 2016-tës dhe vetë Zaimina nuk e mohoi këtë.

Por mesa duket gjithçka paska qenë një ‘pushim’ në marrëdhënie, sepse në shkurt të këtij viti ylli i showbiz-it shqiptar është rikthyer sërish me biznesmenin, për të cilin ajo ka folur gjithnjë shumë pak.

Po gjatë shkurtit ajo ka udhëtuar me partnerin e saj drejt Maldiveve, ku ka marrë edhe propozimin për fejesë.

Nëse do të bëjmë një retrospektivë, asokohe unaza e publikuar nga Zaimina në rrjetet social, u përfol si fillimi i një marrëdhënie të re, por në të vërtet nuk paska qenë aspak kështu.

Mesa duket as Zaimina dhe as partneri i saj nuk jetojnë dot gjatë larg njëri-tjetrit, ndaj dhe ndarja e tyre zgjati vetëm 3 muaj. Ajo pritet që së shpejti të bëjë edhe një rikthim me një projekt solo në muzikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat