Rita Ora shpëton për fije të perit, gjuhet me armë shumë pranë saj

Mediale Vip

Rita Ora shpëton për fije të perit, gjuhet me armë shumë pranë saj

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:11
Rita Ora

Këngëtarja nga Kosova Rita Ora, shpëtoi nga një kaos që ka ndodhur në Londër pak minuta para se ajo të largohej nga ai vend.

Forcat e armatosura të sigurisë kanë arritur në vendin e ngjarjes pasi një i dyshuar ka gjuajtur nga makina në lëvizje dritaret afër qendrës tregtare ku Rita kishte qëndruar vetëm pak çaste para se arena të shndërrohej në një skenë të gangsterëve.

Këngëtarja Rita Ora për pak sa nuk u kapur në kaos pasi që ajo është parë duke shijuar një pije në zonën e pak para rastit.

Dyshohet që një shofer ka shtënë me armë nga dritarja e veturës. Vendi i ngjarjes është mbushur me policë. Një zëdhënës i policisë tha: “Të mërkurën, ndodhi ngjarja pas orës 14:’00’’. Nuk ka apsur arrestime dhe hetimet janë duke vazhduar.

Kuptohet që askush nuk është lënduar përderisa  një person i armatosur, që besohet të ishte në një makinë, qëlloi me armë një ndërtesë rreth orës 2 këtë pasdite. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat