Shqiptarja me e ndjekur në rrjetet sociale

Mediale Vip

Shqiptarja me e ndjekur në rrjetet sociale

Më: 16 mars 2017 Në ora: 23:45
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është me origjinë nga Kosova, Rita Ora është personi më i famshëm shqiptar që ndiqet në rrjetet sociale dhe duke e ditur fuqinë e tyre, pa hezitim mund të themi se është shqiptarja më e famshme në botë.

Rita që ka mahnitur të gjithë me zërin e saj të mrekullishëm, por që as nga bukuria nuk i mbetet asgjë mangu zërit, në Facebook ndiqet nga 5 706 104 adhurues.

Rita në asnjë moment nuk heziton të flas për përkatësinë e saj kombëtare dhe të flas për vendin e saj. Ajo për të ndërkombëtarizuar sa më shumë Kosovën, ka bërë edhe një xhirim të një këngë të saj, ndërsa ka përformuar live edhe në Tiranë.

Dhe duke u nisur nga këto, Rita mbetet lobuesja më e madhe e atdheut të saj, pasi fjalën e saj e dëgjojnë dhe e lexojnë brenda ditës miliona njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat