Kim: Mendova se hajdutët e Parisit ishin terroristë

Mediale Vip

Kim: Mendova se hajdutët e Parisit ishin terroristë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:11
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka thënë se ka menduar se hajdutët të cilët e kishin grabitur në Paris ishin "terroristë"

Gazeta franceze Le Monde ka marrë transkriptin e 2 shkurtit gjatë  takimit të yllit të realityshoë, me një gjyqtar dhe avokatët e saj në Neë York.

Kardashian iu përgjigj pyetjeve në lidhje me incidentin e tetorit dhe ndihmoi në identifikimin e kriminelëve të lidhur me vjedhjen e rreth 10 milionë dollarëve bizhuteri.    

Sipas Le Monde 36 vjeçarja kishte pasur një ndjenjë të keqe lidhur me udhëtimin e saj në Paris për shkak te sulmeve terroriste atje.

Ajo kishte thënë se çdo natë përmes lutjeve ka falënderuar Zotin që asgjë e keqe nuk u ka ndodhur asaj dhe motrës së saj Kourtney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat