Kënga e re Silva Gunbardhit, shifra marramendëse shikueshmërie në 1 ditë

Mediale Vip

Kënga e re Silva Gunbardhit, shifra marramendëse shikueshmërie në 1 ditë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:37
Silva Gunbardhi dhe Defri Dervishi

Silva Gunbardhi ka mësuar si të realizojë këngë që pëlqehen nga publiku shqiptar.

Kënga e saj më e re Lalushe, interepretuar bashkë me Defrin, është publikuar dje dhe sot ka mbi 619 mijë shikime. Silva ka treguar në faqen e saj që për 24 h kënga ka kaluar 300.000 shikime.

“Pas një pune dy mujore ne montazh sot ju prezantoj me këngën e re LALUSHE! Shumë falenderime të përzemërta super talentit Defri Dervishi i cili besoi dhe investoi në këtë projekt, faleminderit As recording, Max production, Lorel make up artist, Joni Peçi! Më në fund Lalusheeee!!! Max Production AL”, ka shkruar dje Silva.

Silva Gunbardhi ka qenë për shumë në krye të të gjitha këngëve shqiptare për dëgjime, me “Të ka lali shpirt”, duke u kaluar vetëm pak kohë më parë nga “Bonbon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat