Big Brother/ Përplasjet e para: "Dallavere, bën kot si njish"

Mediale Vip

Big Brother/ Përplasjet e para: "Dallavere, bën kot si njish"

Më: 20 mars 2017 Në ora: 09:35
Armela dhe Sidrita

Armela dhe Sidrita mendojnë se çunat kanë një mision dhe thonë se misionin mund ta ketë njëri prej tyre, ose të gjithë.

Më shumë dyshojnë tek Damiano, të cilin e quajnë “dallavere”, por edhe tek Ervini, që ato thonë se “bën kot si njish” dhe shtrihet barkas të shohë ato që flasin.

“Nuk e ke vënë re ti për çunat?”, pyet Sidrita.

“Mund të kapen, mund të njihen me ndonjë vajzë po thua?”, pyet Armela.

Sidrita ja kthen me dyshimin se djemtë mund të njihen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë një mision të caktuar nga Big Brother.

“Mos prit që kjo të mos ndodhë, sidomos me Damianon njëherë”, i thotë Armela.

“Damiano është dallavere dhe ai duket”, thotë Sidrita.

“Unë e kam njohur që kur e pashë për herë të parë dhe kot nuk thashë ai është dallavere, por misionin mund ta ketë edhe ndonjë që nuk ta pret mendja”, plotëson Armela.

“Mendoj edhe për Ervinin me këto që po shkruan”, thotë Sidrita, ndërsa Armela shton se ai bën si njish dhe shtrihet barkas për të parë ato dyje duke folur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat