Selena Gomez: “Instagram më shqetësonte shumë”

Mediale Vip

Selena Gomez: “Instagram më shqetësonte shumë”

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:17
Selena Gomez

Ajo është njeriu me më shume ndjekës në botë, në Instagram, me 113 milion fansa. Selena Gomez gjatë një interviste të gjatë në Vogue Usa, tregon vendimin e saj për tu ‘disintoksikuar’ nga rrjetet sociale. ‘Sapo u bëra personi më i ndjekur në Instagram më zuri paniku. Ishte kjo gjëja e parë që mendoja në mëngjes dhe e fundit përpara se të shkoja për të fjetur. Isha shumë e varur’.

Kështu në 15 gusht Selana publikoi një foto në skenë e cila arriti 3.9 milion ‘pëlqej’ dhe më pas asgjë për tre muaj.

Tre muaj heshtjeje dhe distance nga fansat e saj. ‘Kam qenë 90 ditë në një klinikë psikiatrike në Tenesse’. Që prej atëherë profili është menaxhuar nga asistenti i saj, aq sa këngëtarja nuk ka më as passwordin për ta hapur. ‘Me dukej sikur shihja gjëra që nuk doja ti shihja dhe që më shqetësonin’, tregon këngëtarja, ‘Sa herë që shihja Instagramin më dukej sikur dikush më godiste me shpullë dhe kështu vendosa të largohem për pak. Aplikimi në smartphonin tim nuk është më tani, shkruan Gomez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat