Ertugruli: Nuk bëj për këtë punë!

Mediale Vip

Ertugruli: Nuk bëj për këtë punë!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:04
Engin Altan Duzyatan

Engin Altan Duzyatan është një ndër aktorët më të pëlqyer të momentit. Është tepër i aftë në shumë gjera por ka disa të tjera të cilave nuk ua thotë asfare. Një ndër to është edhe piktura.

I pyetur nga gazetarët pas vizitës në një ekspozitë pikture në Stamboll, nëse kishte aftësi në pikturë, Duzyatan, i njohur në Shqipëri për rolin e Ertugrulit tha se nuk ia thoshte këtij arti.

“Çdo artist ka provuar të marrë kanavacën dhe të pikturoje të paktën një herë. Edhe unë e kam provuar një apo dy herë, por nuk mu desh shumë ta kuptoja se nuk e bëj dot,” tha ai duke shtuar se nuk kishte talent në këtë fushë.

Por, mungesa e talentit për të pikturuar nuk e pengon atë të jetë një adhurues i këtij arti.

Media turke thotë se edhe në ekspozitën që vizitoi, ai bleu një pikturë me vlerën e 4250 eurove.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat