Big Brother 9: Krisja e parë mes Fiorentinës dhe Olsit?!

Mediale Vip

Big Brother 9: Krisja e parë mes Fiorentinës dhe Olsit?!

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:23
Fiorentina

Ndërhyrja e Fiorentinës gjatë një debati mes Olsit dhe Keit ka sjellë edhe një krisje mes çiftit.

Edhe pse debati është zhvilluar në mëngjes dhe u duk se gjithçka u harrua, risjella e tij në vëmendje pasdite dhe fjala kyç e Fiorentinës në debatin e paradites “Sot jam unë, Olsi e ka pushim” ka bërë që mes çiftit të ketë edhe një përplasje të vogël.

Një përplasje të cilën Fiorentina e ka përjetuar shumë, duke vënë në pikëpyetje edhe lidhjen e saj me Olsin dhe se sa shumë ai është i dedikuar në të.

“Unë nuk jam perfekte, edhe duhet falur edhe të falësh. I kërkova falje i thashë që nuk e kthej dot kohën mbrapa”, shpreh Firorentina në prani të Gertës dhe Katerinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat